BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të paktën dhjetë njerëz kanë vdekur në shpërthimin në Bejrut

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur, ndërsa një numër i madh janë plagosur në shpërthimin që ndodhi sot në Bejrut.

Bejrut, 4 gusht 2020 (MIA) – Të paktën 10 njerëz kanë vdekur, ndërsa një numër i madh janë plagosur në shpërthimin që ndodhi sot në Bejrut.

Shpërthimi shkaktoi shembje të tarracave të ndërtesave, thyerje të xhamave dhe dëmtime të tjera materiale dhe shkaktoi një re të madhe pluhuri dhe tymi.

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore libaneze NNA, shpërthimi ndodhi në portin e qytetit, ku ndodhen depot me eksploziv.

Sipas burimeve të paemëruara të sigurisë, shpërthimi ndodhi në një depo për substanca kimike.

Akoma nuk është i njohur shkaku i shpërthimit ose çfarë lloj eksplozivi është ruajtur në depo.

Televizioni Al Majden njoftoi se qindra njerëz janë lënduar. ls/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close