BotëBotë.Portal

Të paktën dhjetë njerëz kanë vdekur dhe mbi 500 janë plagosur në shpërthimin në Bejrut

Qindra njerëz janë hospitalizuar për shkak të lëndimeve të marra gjatë shpërthimit të sotëm në portin e kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

Bejrut, 4 gusht 2020 (MIA) – Qindra njerëz janë hospitalizuar për shkak të lëndimeve të marra gjatë shpërthimit të sotëm në portin e kryeqytetit të Libanit, Bejrut.

Në shpërthimin, i cili nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi atë, vrau të paktën dhjetë njerëz.

Drejtori i Kryqit të Kuq të Libanit, Zhorzh Ketaneh, deklaroi se numri i saktë i të plagosurve nuk dihet ende, pasi një numër i madh njerëzish janë nën rrënojat e shtëpive.

Sipas televizionit libanez LBCI, më shumë se 500 njerëz janë të hospitalizuar, ndërsa  dhjetëra do të operohen.

Shpërthimi shkaktoi shembje të tarracave të ndërtesave, thyerje të xhamave dhe dëmtime të tjera materiale dhe shkaktoi një re të madhe pluhuri dhe tymi.

Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore libaneze NNA, shpërthimi ndodhi në portin e qytetit, ku ndodhen depot me eksploziv.

Sipas burimeve anonime të sigurisë, shpërthimi ndodhi në një depo për substanca kimike.

Paaprakisht, disa media lokale publikuan se incidenti ka ndodhur ku janë të vendosura depot për kapsolla. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close