0_Web_Aktuale

Të paktën 70 ushtarë jemenë humbën jetën në sulmin e huthëve

Të paktën 70 ushtarë jemenë kanë humbur jetën pasi kryengritësit huthë kanë sulmuar xhaminë në një kamp për trajnim në Marib, rreth 70 kilometra në lindje të Sanës, kumtuan sot burime mjekësore dhe ushtarake.

Sanë, 19 janar 2020 (MIA) – Të paktën 70 ushtarë jemenë kanë humbur jetën pasi kryengritësit huthë kanë sulmuar xhaminë në një kamp për trajnim në Marib, rreth 70 kilometra në lindje të Sanës, kumtuan sot burime mjekësore dhe ushtarake.

Sulmi mbi xhaminë në Marib, në lindje të provincës është kryer me fluturake pa pilot.

Luftërat në Jemen zgjasin pothuajse pesë vjet, prejse huthët, të cilët e kanë mbështetjen e Iranit, e rrëzuan qeverinë e presidentit Abd-Rabu Mansur Hadi dhe e ndërmorën Sanën dhe pjesën veriore të Jemenit. Përderisa në vitin 2015 ka intervenuar koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite,  e cila është munduar ta kthejë në pushtet qeverinë e Hadit.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, për shkak të përplasjeve në Jemen rreth 3,3 milionë njerëz janë zhvendosur, ndërsa 24,1 milionë personave gjegjësisht dy të tretës së popullatës i nevojitet ndihmë humanitare.

Таг
Back to top button
Close
Close