BotëBotë.Portal

Të paktën 36 viktima në një sulm terrorist në Burkina Faso

Të paktën 36 persona e humbën jetën në një sulm terrorist në një treg në Burkina Faso, në provincën Sanmatenga, kumtoi Qeveria lokale.

Uagadugu, 22 janar 2020 (MIA) – Të paktën 36 persona e humbën jetën në një sulm terrorist në një treg në Burkina Faso, në provincën Sanmatenga, kumtoi Qeveria lokale.

Siç thuhet në kumtesë, militantë e armatosur kanë hyrë në tregun e fshatit në Alamo, ku kanë shtënë drejt njerëzve, ndërsa më pas e kanë ndezur të gjithë tregun.

Presidenti i Burkina Faso, Ros Mark Kabore bëri thirrje që të shpallet ditë zie dyditore dhe shtoi se tani për tani akoma nuk dihet se kush qëndron pas sulmit. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close