BotëBotë.PortalUncategorized

Të paktën 30 persona humbën jetën gjatë përmbytjeve në natën e Vitit të Ri në Xhakarta

Të paktën 30 persona humbën jetën nga përmbytjet gjatë natës së Vitit të Ri që e goditën kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, ndërsa sot situata u stabilizua pasi ujërat e përmbytjes filluan të zvogëlohen

Xhakarta, 2 janar 2020 (MIA) – Të paktën 30 persona humbën jetën nga përmbytjet gjatë natës së Vitit të Ri që e goditën kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, ndërsa sot situata u stabilizua pasi ujërat e përmbytjes filluan të zvogëlohen.

Banorët e Xhakartës, të cilët i lëshuan shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve, filluan të kthehen në shtëpitë e tyre.

Shirat Monso dhe lumenjtë e përmbytur përmbytën të paktën 182 vendbanime dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut në dy zona në periferi të Xhakartës.

Rreth 12.000 shpëtimtarë u angazhuan për evakuim të popullatës së prekur.

Këto janë përmbytjet më të mëdha në Xhakarta që nga viti 2013, kur e humbën jetën 47 persona. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close