BotëBotë.Portal

Të paktën 29 viktima në restorantin e rrënuar në Kinë

- Autoritetet konfirmuan se ka përfunduar operacioni për shpëtimin e viktimave nga aksidenti i cili ndodhi dje në Kinë, kur u rrëzua një restorant dykatësh gjatë një feste ditëlindjeje. 

Pekin, 30 gusht 2020 (MIA) – Autoritetet konfirmuan se ka përfunduar operacioni për shpëtimin e viktimave nga aksidenti i cili ndodhi dje në Kinë, kur u rrëzua një restorant dykatësh gjatë një feste ditëlindjeje.

Në aksidentin humbën jetën 29 persona, ndërsa janë lënduar 28 persona prej të cilëve shtatë persona janë në gjendje kritike.

Aksidenti kishte ndodhur dje paradite kur një restorant dykatësh në fshat në veri të Kinës ishte rrëzuar gjatë festës së ditëlindjes së 80-të të një prej banorëve të tij.

Fshati ku kishte ndodhur aksidenti gjendet në rrethin Çangfen në provincën Shanksi, rreth 630 kilometra në jugperëndim të Pekinit.

Autoritetet lokale nuk bënë të ditur se cili është shkaku i aksidentit. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close