BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të paktën 17 persona kanë vdekur në përmbytjet në Jemen

Në përmbytjet që e goditën Jemenin verior kanë vdekur të paktën 17 persona, nga të cilët tetë fëmijë.

Sana, 4 gusht 2020 (MIA) – Në përmbytjet që e goditën Jemenin verior kanë vdekur të paktën 17 persona, nga të cilët tetë fëmijë.

Sipas autoriteteve jemenase, 16 persona u mbytën në ujërat e ardhura, ndërsa një person ka vdekur nga rrufeja. Dhjetëra shtëpi u shkatërruan gjatë stuhisë.

Përmbytjet në Jemen janë të zakonshme në këtë periudhë të vitit.

Vendi, i cili është shkatërruar nga lufta është goditur gjithashtu nga epidemia e re e koronavirusit, e cila ka infektuar rreth 1.700 njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e 499 personave, por numri i vdekjeve mendohet të jetë shumë më i lartë.

Rreth 80 për qind e popullatës rreth 24 milionëshe të Jemenit varen nga ndihma humanitare. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close