
Kano, 25 shkurt 2021 (MIA) – Të paktën 16 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën dje në një sulm xhihadist në shtetin Borno, në verilindje të Nigerisë, kumtuan autoritetet lokale.
“Në sulmin me granatë vdiqën 16 persona dhe u plagosën disa dhjetëra. Numri I viktimave mund të jetë edhe më i lartë”, thanë autoritetet.
Xhihadistët i kaluan barrierat e sigurisë në Majdaguri dhe prej atje qëlluan me granata.
Deri më tani askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin tragjikë të fundit.
Të paktën 36.000 persona janë vrarë në dhunimet e Boko Haram në Nigeri që nga viti 2009, ndërsa rreth dy milion persona janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk lejohen të kthehen. bs/