BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të paktën 16 persona të vdekur në Indonezi, qindra të evakuuar

Të paktën 16 njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në ishullin indonezian Sulavesi, bënë të ditur zyrtarët e Agjencisë për zbutjen e pasojave nga katastrofat.

Xhakartë, 15 korrik 2020 (MIA) – Të paktën 16 njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në ishullin indonezian Sulavesi, bënë të ditur zyrtarët e Agjencisë për zbutjen e pasojave nga katastrofat.

“Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të 23 personave të zhdukur pasi përmbytjet goditën Luvën Veriore, një qark në provincën Sulavesi Jugor”, deklaroi Radita Jati, zëdhënëse e agjencisë.

Pamjet në terren tregojnë shtëpi të dëmtuara të përmbytura me baltë të trashë, ndërsa pista në aeroportin lokal është e mbuluar me baltë dhe mbeturina.

Shirat e dendur kanë përmbytur tre lumenj përreth gjatë ditëve të kaluara, duke shkaktuar evakuimin e më shumë se 650 njerëzve, deklaruan zyrtarët lokalë. mb/

Back to top button
Close
Close