BotëBotë.Portal

Të paktën 16 persona e humbën jetën në përmbytjet në Jemen

Të paktën 16 persona e humbën jetën në përmbytjet në Jemen pas reshjeve të rrëmbyeshme sezonale, ndërsa dhjetëra shtëpi janë nën ujë, kumtuan sot autoritetet.

Sana, 4 qershor 2020 (MIA) – Të paktën 16 persona e humbën jetën në përmbytjet në Jemen pas reshjeve të rrëmbyeshme sezonale, ndërsa dhjetëra shtëpi janë nën ujë, kumtuan sot autoritetet.

Sezoni i reshjeve të shiut në Jemen është nga prilli deri në fund të gushtit, ndërsa dëm më të madh kësaj here ka në provincën lindore Hadramut dhe në jug të Shabva, ku reshjet e shiut filluan mbrëmë vonë.

Të paktën 25 shtëpi u përmbytën, ndërsa qindra bagëti u mbytën në Hadramut, kumtuan autoritetet.

Aviacioni ushtarak jemenas i shpëtoi banorët nga përmbytjet.

Qendra nacionale meteorologjike në Jemen dje paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë më larg nga kanalet e ndara dhe të shkojnë në vende më të larta. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close