BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të paktën 16 njerëz e kanë humbur jetën gjatë rrëshqitjes së dheut në Nepal

Të paktën 16 njerëz e kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut që i preku tre fshatra në pjesën malore të Nepalit.

Katmandu, 14 shtator 2020 (MIA) – Të paktën 16 njerëz e kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut që i preku tre fshatra në pjesën malore të Nepalit.

Reshjet e rrëmbyeshme shkaktuan rrëshqitje të dheut, deri më tani janë gjetur 16 trupa, ndërsa supozohet se numri është shumë i madh i viktimave. Si të zhdukur llogariten 40 persona.

Kërkimi pas të mbijetuarve është i vështirë për shkak të kushteve të motit.

Rrëshqitjet e dheut në pjesën malore të Nepalit janë dukuri e shpeshtë gjatë sezonit të reshjeve të monsunit, që përfundon deri në fund të shtatorit. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close