BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të paktën 11 persona ndërruan jetë gjatë një sulmi në Xhalalabad

- Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa 42 janë lënduar në sulmin e djeshëm në Xhalalabad, në Afganistanin lindor, për të cilin përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.

Kabul, 3 gusht 2020 (MIA) – Të paktën 11 persona humbën jetën, ndërsa 42 janë lënduar në sulmin e djeshëm në Xhalalabad, në Afganistanin lindor, për të cilin përgjegjësinë e mori Shteti Islamik.

Sulmi filloi pasi një vetëvrasës me bombë gjuajti në derën e kompleksit të burgut në Xhalalabad, ndërsa pastaj një numër i madh i sulmuesve të armatosur hapën zjarr ndaj pjesëtarëve të forcave afgane të sigurisë. Një numër i madh i të dënuarve ikën nga burgu.

Përplasjet mes policisë dhe ekstremistëve kanë vazhduar edhe gjatë natës.

Sulmi erdhi një ditë pasi Agjencia afgane e Inteligjencës bëri të ditur se forcat e sigurisë në afërsi të Xhalalabadit vranë një komandant të SHI-së. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close