BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Të paktën 10 persona e humbën jetën gjatë një feste fetare në Etiopi

Të paktën 10 persona e humbën jetën, ndërsa një numër i madh janë lënduar gjatë rrëzimit të tribunës së stadiumit në Gondar, ku u mbajt një festë fetare e krishterëve ortodoksë në Etiopi

Adis Abeba, 21 janar 2020 (MIA) – Të paktën 10 persona e humbën jetën, ndërsa një numër i madh janë lënduar gjatë rrëzimit të tribunës së stadiumit në Gondar, ku u mbajt një festë fetare e krishterëve ortodoksë në Etiopi.

Në Gondar u mblodhën rreth një milion njerëz në festën fetare të quajtur Timkat.

UNESCO muajin e kaluar festën Timkat e vendosi në listën e trashëgimisë kulturore botërore. Timkat çdo vit tërheq një numër të madh të njerëzve nga Etiopia, por edhe nga bota. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close