BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Të infektuarit me Kovid-19 nga veriu i Kosovës shërohen në Serbi

Dy persona nga veriu i Kosovës, të moshës 43 dhe 47 vjet, njëri nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe njëri nga Leposaviq, dje rezultuan pozitiv me koronavirus, pas së cilës  janë hospitalizuar në Qendrën klinike në Nish, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 29 mars 2020 (MIA) – Dy persona nga veriu i Kosovës, të moshës 43 dhe 47 vjet, njëri nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe njëri nga Leposaviq, dje rezultuan pozitiv me koronavirus, pas së cilës  janë hospitalizuar në Qendrën klinike në Nish, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Spitalet  në dy qytetet në Nish dhe Kraguevac, janë qendra  të cilat sipas protokolleve të cilat tani janë në fuqi në atë vend  janë caktuar për pacientët nga Kosova.

Epidemiologu Aleksandar Antonijeviq konfirmoi për portalin “KoSSev” se prania e Kovid-19 te dy personat është konfirmuar  dje  gjatë hulumtimit të mostrave të tyre në institutin “Torlak” në Serbi, ku dërgohen të gjitha mostrat e personave nga komunat  me shumicë serbe  në Kosovë, për të cilët ekziston dyshimi se janë të infektuar me koronavirus.

Në Institut deri tani  janë bërë testet e 13 personave, ndërsa edhe për tre rezultate tjera pritet gjatë ditës së sotme.

Me rezultat pozitiv të koronavirusit deri tani në rajonet kosovare me shumicë serbe  kanë rezultuar gjithsej 3 persona. Rasti i parë është i një gruaje 62 vjeçare nga komuna e Lipjanit, e cila gjithashtu është hospitalizuar në spitalin në Nish, rasti është konfirmuar pardje, më 26 mars.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Prishtinës, në Kosovë ishin përmendur tre raste, duke e përfshirë edhe ditën e djeshme  janë regjistruar 91 persona të infektuar me koronavirus.

Nga 13 marsi, kur ishin konfirmuar  dy rastet e para, në vend janë evidentuar  një person i shëruar nga infeksioni dhe një i vdekur. ia/sa/

 

Таг
Back to top button
Close
Close