0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Të gjithë pyesin se si është e mundur që në Rusi të mos ketë ndonjë rast serioz të infeksionit. Dhe përgjigja është e thjeshtë: Ata që duken të dyshimtë i dërgojnë në Siberi

Është vendi më i madh në botë. Ka një kufi të madh, 4,000 km të gjatë me Kinën. Miliona turistë e vizitojnë atë çdo vit. Shumica kineze.

Dalmatia e Lirë – Split

29 shkurt 2020

Është vendi më i madh në botë. Ka një kufi të madh, 4,000 km të gjatë me Kinën. Miliona turistë e vizitojnë atë çdo vit. Shumica kineze.

Në bazë të kësaj duhet të ishin  të parët që mund të goditeshin. Por ata ende nuk kanë ndonjë rast serioz të koronavirusit.

Dy rastet e para u zbuluan që në janar tek dy shtetas kinezë. Ata u vendosën në karantinë në fillim të shkurtit, u shëruan dhe dolën nga spitali.

Si arriti Rusia të qëndrojë imune ndaj koronavirusit?

Ndonjëherë shkolla e vjetër është e mjaftueshme. Kur situata me “koronën” në Kinë u përshkallëzua, Kremlini ka kufizuar hyrjen e udhëtarëve kinezë në Rusi. Jo vetëm për kinezët, por për këdo tjetër që ishte në Kinë. Në fillim të shkurtit u ndaluan edhe fluturimet e Aeroflotit nga Kina. Janë ndaluar edhe trenat nga Pekini dhe për në Pekin.

Dhe më vonë, për të mos I lënë asgjë rastësisë, Rusia mbylli kufirin me Kinën zyrtarisht.

Ka marrë të njëjtat masa edhe për Korenë e Jugut. Dhe po përgatitet t’i zbatojë ato edhe me Iranin, i cili mund të bëhet një pikë e nxehtë e re nga e cila do të përhapet koronavirusi në Lindjen e Mesme.

Sigurisht, kjo nuk është e gjitha.

Për çdo rast, është pezulluar gjithashtu edhe hekurudha për në Nicën franceze. Agjencive turistike ruse u është ndaluar të udhëtojnë për në Itali. Në aeroplanët që zbarkojnë nga Evropa në Moskë dhe në Shën Peterburg, të gjithë pasagjerëve u matet temperature e trupit.

Në qytetin siberian Tumen, në sanatoriumin e atjeshëm është ngritur karantinë në të cilën vendosen shtetasit rusë që kanë mbërritur nga epiqendra kineze e epidemisë.

Autoritetet e Moskës po përdorin teknologjinë kompjuterike për të identifikuar fytyrat në mënyrë që të lokalizojnë qytetarët që janë kthyer nga Kina që nuk respektojnë urdhrin e izolimit të brendshëm. Dhe ata raportuan se janë 88 raste të tilla që ishin kapur.

Kinezët ose ata që dyshohet se janë kinezë i veçon policia dhe siguria në metronë e Moskës dhe i ekzaminon për koronavirusin. Për këtë ka protestuar Ambasada Kineze në Moskë, duke vërejtur se asnjë vend në botë nuk e bën këtë.

Por më kot. Mediat lokale raportojnë se një diplomat i lartë sapo ka ardhur nga Kina është vendosur në karantinë për masa paraprake.

Për gati një muaj në hyrjen e Kremlinit, është matur temperatura e trupit të vizitorëve që marrin pjesë në takime me Vladimir Putin. Rusët me të vërtetë nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë.

Dhe deri më tani, nëse besohen në statistikat zyrtare të shtetit, ata kanë qenë shumë të suksesshëm në mbrojtjen nga koronavirusi.

 

Таг
Back to top button
Close
Close