0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratëZgjedhje parlamentare 2020

Të drejtën e votës e kanë realizuar 7.861 të sëmurë dhe të pafuqishëm, 234 persona nga shtëpitë për kujdes dhe 1.235 të burgosur

Gjithsej 7.861 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës sot në ditën e dytë të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sa u takon personave të cilët gjenden në shtëpitë për kujdes jashtë shtëpiak nga gjithsej 357 të paraqitur në këtë kategori kanë votuar 234, ndërsa në Shtëpitë ndëshkuese përmirësuese (SHNP), 1.235 persona, bëri të ditur sonte në konferencë për shtyp, zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

Shkup, 14 korrik 2020 (MIA) – Gjithsej 7.861 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës sot në ditën e dytë të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sa u takon personave të cilët gjenden në shtëpitë për kujdes jashtë shtëpiak nga gjithsej 357 të paraqitur në këtë kategori kanë votuar 234, ndërsa në Shtëpitë ndëshkuese përmirësuese (SHNP), 1.235 persona, bëri të ditur sonte në konferencë për shtyp, zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani.

“Sipas të dhënave të KSHZ-së, gjithsej kanë votuar 7.861 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Këto të dhëna do të plotësohen kur komisionet të caktuara zgjedhore nëpër komuna të paraqesin të dhënat e tyre nga votimi i kësaj kategorie të qytetarëve, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të publikojmë njëqind për qind të të dhënave”, ka thënë Shabani.

Nga gjithsej 357 persona të paraqitur nga shtëpitë për kujdes jashtë shtëpiak, të drejtën e votës e kanë realizuar 234 ose 80.62 për qind.

“Nga votuesit që vuajnë dënimin me burg në Shtëpitë ndëshkuese përmirësuese deri më tani kemi marrë të dhëna për votimin e 1.235 personave. Priten të dhëna nga burgu i Prilepit në mënyrë që të kompletohet numri për këtë kategori të personave. Nga të dhënat e marra deri më tani, pjesëmarrja është 74.53 për qind”, theksoi Shabani.

Sot të drejtën e votës kanë mundur ta realizojnë gjithsej 8.855 persona të sëmurë ose të pafuqishëm, 357 qytetarë nga gjithsej 17 shtëpi të pleqve si dhe 1.657 të burgosur nga 13 institucione ndëshkuese përmirësuese.

Dje në ditën e parë të votimit, për listat e kandidatëve janë deklaruar persona me Kovid-19 dhe vetozilim. KSHZ njoftoi se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 723 persona me Kovid-19 dhe persona në vetizolim. fab/

Back to top button
Close
Close