0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Tavila: Maqedonia e Veriut e aftë dhe e gatshme për zbulimin e hershëm të rasteve me koronavirus

Maqedonia e Veriut është e aftë për zbulimin fillestar dhe të hershëm të rasteve të mundshme me koronavirus. Di se si të ballafaqohet me to. Sistemi është i gatshëm dhe mund t'u përgjigjet kërkesave për hospitalizim, vlerëson shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vend, Xhihan Tavila.

Shkup, 26 shkurt 2020 (MIA) – Maqedonia e Veriut është e aftë për zbulimin fillestar dhe të hershëm të rasteve të mundshme me koronavirus. Di se si të ballafaqohet me to. Sistemi është i gatshëm dhe mund t’u përgjigjet kërkesave për hospitalizim, vlerëson shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në vend, Xhihan Tavila.

Në intervistë për Televizionin e Maqedonisë, Tavila thotë se nëse rritet numri i të prekurve nga koronavirusi, ekziston edhe plani B. Megjithatë, thekson ajo, qasja nuk është tek kontrolli, pasi virusi bartet nga njeriu tek njeriu dhe aty ku ka lëvizje dhe fluks të njerëzve është shumë e vështirë të kontrollohet. Ajo që duhet bërë është të sigurohen informacione dhe jo angazhime për zbulimin se kush është infektuar. Duhet të ofrohet parandalim real dhe të jemi të përgatitur se si të izolohet virusi, në vend se të izolohen njerëzit.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme që të mos përhapen informacione të rrejshme, si edhe të mos jemi pre e spekulimeve nga rrjetet sociale. “Duhet të mbajmë higjienë duke e pasur parasysh se virusi bartet, t’i lajmë duart vazhdimisht dhe t’u shmangemi kontakteve të panevojshme”, thekson Tavila.

“Fillimisht të themi për planin A. Ai është plan që vendi të jetë i gatshëm, ndërsa kjo do të thotë të sigurohen pajisjet për mbrojtje për ata që do të punojnë me pacientët, të sigurohet se laboratori qendror në Shkup është i gatshëm për testim, pasi do t’u nevojiten diagnoza. Kjo është primare – të keni kontroll të përshtatshëm në hyrjet në vend, në aeroporte dhe në vendkalimet kufitare. Kjo tani është në fuqi. Në Maqedoninë e Veriut nuk është hera e parë sistemi të jetë i gatshëm kësisoj që të ballafaqoheni me virusin e ri që i sulmon kanalet e frymëmarrjes. Kemi pasur disa përgatitje para disa vitesh, kushte dhe ushtrime për epidemi të tilla”, theksoi Tavila.

Sipas saj, kur virusi të përhapet, nuk ka nevojë për kontroll, por duhet t’u thuhet njerëzve të cilët i kanë simptomat të qëndrojnë në shtëpi, të vetëizolohen. Sistemi do t’i analizojë kontaktet e personit që është infektuar, do të transferohet në spital dhe do t’i jepet trajtimi i duhur.

Gjendja, shtoi shefja e Zyrës së OBSH-së, nuk mund të krahasohet me atë në Vuhan, e cila i befasoi kinezët pasi u ballafaquan me virus të ri i cili deri më tani ishte i panjohur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, siç tha është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet, përfshirë edhe vendin tonë. shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close