Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Taravari: Pas protestave për deponinë Rusino u përfshi politika dhe kërkohet incident me çdo kusht

- Partitë politike, qëllimi përfundimtar i të cilave është që të shkaktojnë incident në Gostivar i bindin njerëzit të cilët protestojnë dhe e bllokojnë deponinë Rusino që të shkaktojnë incidente. Akuzat i tha kryetari i komunës së Gostivarit në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ngjarjet e fundit dhe se si do të zgjidhet problemi me grumbullimin e mbeturinave të cilat u grumbulluan në komunën e Gostivarit.

Gostivar, 4 gusht 2020 (MIA) – Partitë politike, qëllimi përfundimtar i të cilave është që të shkaktojnë incident në Gostivar i bindin njerëzit të cilët protestojnë dhe e bllokojnë deponinë Rusino që të shkaktojnë incidente. Akuzat i tha kryetari i komunës së Gostivarit në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ngjarjet e fundit dhe se si do të zgjidhet problemi me grumbullimin e mbeturinave të cilat u grumbulluan në komunën e Gostivarit.

“Ne që nga fillimi i protestave qëndrojmë pas iniciativës dhe e mbështesim, por disa kërkesa dhe afate janë jologjike, sepse duhet të realizohen furnizime publike. Për fat të keq unë iu besova disa udhëheqësve të iniciativës dhe u angazhova që kërkesat e tyre të realizohen. Fitova atë që disa e lëshuan grupin pasi sipas informacionit tim, dy nga ata kishin takim me pjesëtarë të partisë politike dhe kanë biseduar për organizim të protestave. Sipas njohurive tona, disa nga ata janë shfrytëzues të drogave narkotike, ndërsa disa janë edhe aktivistë partiakë në BDI dhe VMRO-DPMNE. Nuk dua t’i ndaj njerëzit, por vlerësoj se që të diskutohet me një personalitet të tillë është përfundimisht joserioze. Si institucion kemi informacione se janë planifikuar incidente. Për këto shkaqe, ne si pushtet lokal kemi kujdes në veprimet tona dhe i shmangim provokimet. Gjithsesi se më tutje qëndrojmë pas iniciativës dhe e mbështesim”, tha Taravari për MIA-n.

Pasi është vendosur rampa dhe është vendosur mbrojtje e gjallë, në rrugën lokale afër deponisë Rusino nuk është lëshuar asnjë veturë që të ngarkojë mbeturina.

Nga iniciativa qytetare “Stop Rusino, ajër i pastër për Gostivarin” në disa raste e hodhën poshtë prapavijën dhe mbështetjen politike. Ata edhe dje theksuan se nuk do të heqin dorë nga kërkesat: vendosje të kamerave të sigurisë, shërbimit kujdestar dhe mbulimin e rregullt me dhe që të pengohen zjarre.

Nga NP “Komunalec” informojnë se tashmë po përballen me probleme rreth grumbullimit të mbeturinave. Gjatë dy ditëve të kaluara e grumbullojnë në depo, por dhe ato tashmë janë të mbushura. Drejtori Isak Lazami ka kërkuar nga policia që të ndihmojë dhe të zhbllokohet rruga dhe asistimi i tyre. Lazami tha se shqetësim shtesë se në këtë periudhë rreth 40 tonë mbeturina komunale që grumbullohen në nivel ditor, do të jenë kërcënim shtesë për shëndetin e njerëzve. Pushteti lokal që prej para festës e ndaloi hedhjen e mbeturinave për komunat fqinje. fc/

 

Back to top button
Close
Close