BotëBotë.Portal

Tankerë iranianë me naftë lundrojnë drejt Venezuelës

Pesë tankerë iranianë me 1,5 milion fuçi naftë po lundrojnë drejt Venezuelës, ku do të priten nga marina ushtarake e këtij vendi, për të parandaluar përpjekje të mundshme të SHBA-s për t'i ndalur.

Teheran, 22 maj 2020 (MIA) – Pesë tankerë iranianë me 1,5 milion fuçi naftë po lundrojnë drejt Venezuelës, ku do të priten nga marina ushtarake e këtij vendi, për të parandaluar përpjekje të mundshme të SHBA-s për t’i ndalur.

Tankerët, të cilët në fillim të këtij muaji kaluan nëpër Kanalin e Suezit, do të arrijnë në destinacionin e tyre përfundimtar në ditët në vijim.

Ministri i Mbrojtjes të Venezuelës Vlladimir Padrino deklaroi se ushtria do t’i mirëpresë ata në zonën ekskluzive ekonomike, e cila shtrihet 370 kilometra larg bregdetit të saj.

Në të njëjtën kohë, anijet e marinës amerikane dhe rojet bregdetare janë duke patrulluar rreth Detit të Karaibeve në mision për të penguar trafikimin e paligjshëm të drogës. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close