BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Takimi i Këshillit të ministrave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi po mbahet në Athinë

Në korniza të kryesimit grek me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, nga mëngjesi ka filluar takimi i 41-të i Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare në Athinë.

Athinë, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Në korniza të kryesimit grek me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi, nga mëngjesi ka filluar takimi i 41-të i Këshillit të Ministrave për Punë të Jashtme të vendeve anëtare në Athinë.

Siç kumtojnë nga Ministria për Punë të Jashtme e Greqisë, gjatë takimit pritet që të rishikohen mundësitë për bashkëpunim shtesë në mes vendeve anëtare në fushat siç janë energjetika, transporti dhe turizmi, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në margjina të takimit, shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias do të realizojë takim me kolegun e tij rumun Bogdan Auresku, me atë që Rumunia është vendi pasues që do të kryesojë nga muaji janar i vitit 2020.

Në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi janë 12 vende: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Ukraina, Greqia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumunia, Rusia, Turqia dhe Serbia. bs/ shk/

Таг
Back to top button
Close
Close