0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Takim Spasovski – Mishell: E presim metodologjinë e re për zgjerim të BE-së që të konfirmojmë se vendi është i gatshëm që t’i fillojë negociatat

- Kryeministri Oliver Spasovski e priti kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell i cili erdhi për vizitë pune në vendin tonë me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.

Shkup, 24 janar 2020 (MIA) – Kryeministri Oliver Spasovski e priti kryetarin e Këshillit Evropian, Sharll Mishell i cili erdhi për vizitë pune në vendin tonë me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski.

“Në takim Spasovski shprehu falënderim për kujdesin e rritur dhe deklaratat e hapura publike për mbështetje për hapje sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim që nga marrja e mandatit të Kryetarit të Këshillit Evropian,  dhe shprehu pritshmëri se data për fillimin e negociatave do të vijë shpejtë pas miratimit të metodologjisë së re për zgjerim, pasi vendet anëtare të BE-së do të japin leje për miratimin që të respektohen premtimet e dhëna për Maqedoninë e Veriut në periudhën e kaluar”, bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar.

Kryeministri Spasovski potencoi se për vendin tonë koha është me rëndësi kyçe, që të mos rrezikohet dinamika e reformave e cila fillimisht duhet ta arrijë kulminacionin e saj, si dhe Marrëveshja e Prespës në fazën e saj të rëndësishme të zbatimit në periudhën e ardhshme.

Në takim kryetari i Këshillit Evropian ishte njoftuar me përgatitjet për zbatimin e zgjedhjeve të cilat duhet t’i organizojë Qeveria teknike në të cilën tani marrin pjesë edhe ministra të opozitës sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Kryeministri Spasovski theksoi se përveç pjesëmarrjes në funksionimin e papenguar të Qeverisë, nga opozita pritet edhe qasje me përgjegjësi në miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, që të ngritet mbi kalkulimet politike dhe të pranojë se duhet të marrë pjesë në miratimin e ligjit dhe të jetë pjesë e së ardhmes evropiane të vendit.

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell në takim theksoi se vizita e tij në vendin tonë, në të cilën arriti nga Tirana, ka për qëllim që të dërgojë porosi të fuqishme se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, si dhe të japë porosi për inkurajim për zbatim të vazhdueshëm të proceseve reformuese dhe zbatimit të obligimeve të vendit nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë. fc/

Back to top button
Close
Close