0_Maqedoni.PortalPolitikë

Takim Shahpanska – Di Xhovani: UNICEF-i është partner i barabartë i vendit në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska u takua sot me përfaqësuesen e UNICEF-it në vend Patricia Di Xhovani, në të cilën u diskutua për bashkëpunimin e shumëvjeçar midis dy institucioneve dhe projektet në vazhdim dhe sfidat me të cilat përballemi, të cilat janë në interes kryesisht fëmijëve.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska u takua sot me përfaqësuesen e UNICEF-it në vend Patricia Di Xhovani, në të cilën u diskutua për bashkëpunimin e shumëvjeçar midis dy institucioneve dhe projektet në vazhdim dhe sfidat me të cilat përballemi, të cilat janë në interes kryesisht fëmijëve.

“UNICEF-i është partner i barabartë në marrjen e vendimeve të rëndësishme në vendin tonë në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, përmes pjesëmarrjes me ekspertizë, analiza dhe hulumtime, në mënyrë që të avancojë të drejtat e fëmijëve në të gjitha segmentet,” theksoi Shahpaska.

Ajo potencoi se deinstitucionalizimi, hapja e shtëpive në grupe të vogla, vendosja në familje kujdestare, mbështetja e këtyre familjeve përmes Qendrave që ofrojnë ndihmë profesionale është ajo për të cilën është duke punuar me përkushtim MPPS, e cila konfirmohet nga fakti se asnjë fëmijë nën 18 vjet nuk është lënë në institucion, por është vendosur në shtëpi me grupe të vogla, të cilat janë afër ambientit të një familjeje dhe më pas do të kujdesen për familjet kujdestare, në mënyrë që të sigurojnë mjedis të shëndosh socio-emocional.

Di Xhovani konfirmoi angazhimin e UNICEF-it për të vazhduar ta mbështesë vendin në reformat për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e fëmijëve në vend dhe procesin e deinstitucionalizimit.

“Të dy bashkëbisedueset shprehën interesin për vazhdimin e bashkëpunimit në procesin e edukimit parashkollor të fëmijëve dhe qendrave për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, mbështetjen psiko-sociale, veçanërisht gjatë pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi në mënyrë që të ballafaqohen më mirë me sfidat që imponoi”, kumtojnë nga MPPS. sn/

Back to top button
Close
Close