BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Takim Putin-Erdogan në Moskë, për gjendjen në Idlib

Presidenti i Rusisë dhe ai i Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan sot në Moskë bisedojnë për zgjidhjen e krizës në provincën siriane, Idlib.

Moskë, 5 mars 2020 (MIA) – Presidenti i Rusisë dhe ai i Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan sot në Moskë bisedojnë për zgjidhjen e krizës në provincën siriane, Idlib.

Erdogan para takimit shprehu optimizëm se pas takimit të sotshëm me Putinin, në Idlib do të mund të shpallej armëpushim.

Derisa Putini takimin e filloi duke shprehur ngushëllime për vdekjen e 33 ushtarëve turq në Idlib gjatë sulmeve ajrore të armatës siriane. Ai shtoi se gjendja në Idlib është aq e tensionuar saqë për këtë shkak është dashur të organizohen bisedime të drejtpërdrejta.

Lufta për Idlib paraqet hapësirë të madhe të fundit në Sirinë veriperëndimore nën kontroll të rebelëve dhe mund të shkaktojë, sipas Kombeve të Bashkuara, krizën më të madhe humanitare që nga fillimi i luftës qytetare nëntëvjeçare në Siri.

Gjendja në Idlib është përshkallëzuar më 27 shkurt kur rebelët tentuan të zhvillojnë ofensivë të madhe. Armata siriane iu përgjigj sulmit, në të cilin sipas Ankarasë, kanë vdekur 36 ushtarë turq. Më pas forcat ajrore turke kanë zhvilluar sulme mbi pozicionet siriane. Turqia konfirmoi se ka goditur më shumë se 200 caqe. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close