Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Takim pune të kryetarëve të komunës së Demir Hisarit dhe qytetit shqiptar, Klos

Kryetari i komunës së Demir Hisarit, Marjanço Stojanovski realizoi vizitë pune dhe takim me kryetarin e komunës Klos, Ilmi Hoxha, në kuadër të projektit të përbashkët ndërkufitar "Zbulimi i atraksioneve të fshehura".

Demir Hisar, 21 shkurt 2020 (MIA) – Kryetari i komunës së Demir Hisarit, Marjanço Stojanovski realizoi vizitë pune dhe takim me kryetarin e komunës Klos, Ilmi Hoxha, në kuadër të projektit të përbashkët ndërkufitar “Zbulimi i atraksioneve të fshehura”.

Nga Komuna e Demir Hisarit njoftojnë se në takim është biseduar për realizimin e projektit, për planin e zhvillimit të produkteve të përbashkëta për turizëm dhe parapërgatitjen e shtegut për ecje dhe çiklizëm nëpër rrugët e zonave rurale deri tek majat atraktive malore mbi Demir Hisarin dhe Klosin.

“Nëpërmjet projektit do të rikonstruktohet Shtëpia Kooperative në fshatin Sloeshticë në një qendër multifunksionale, me sallë prezantimi, dhoma akomodimi, dyqan suveniresh, sallë përkujtimore të Petre M. Andreevski dhe dyqan për produktet vendore. Do të ndërtohet gjithashtu shteg për shëtitje nga fshati Sloeshticë deri në ‘Shiroka Rudina’ së bashku me tabela informacioni dhe shenja udhëzimesh, rregullimin e atraksioneve natyrore tek ‘Valavici’, ndërsa sipas projektit në qytetin shqiptar Klos do të investohet në ndërtimin e Muzeut Etnografik, përmirësimi i infrastrukturës së turizmit në zonën Balgjaj, urën e Vashës dhe në atraksionet e tjera të mundshme”, njoftojnë nga vetëqeverisja e atjeshme lokale.

Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian, në korniza të programit ndërkufitar për periudhën 2014-2020 në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe në veçanti komunave Demir Hisar dhe Klos, si organizata partnerë janë të kyçura edhe “ART POING-GUMNO” nga fshati Sloeshtincë dher Fondacioni shqiptar për autonomi lokale dhe menaxhim “FLAG”. bs/

Back to top button
Close
Close