0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Takim Pendarovski-Varhelji: Jemi të fokusuar në perspektivën për fillim të negociatave për anëtarësim në BE

Gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të BE-së, Oliver Varhelji.

Shkup, 15 janar 2020 (MIA) – Gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të BE-së, Oliver Varhelji.

Duke i dëshiruar mirëseardhje, presidenti Pendarovski e uroi për emërimin e tij si eurokomisar për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim dhe shprehi pritje se ai do të japë mbështetje të fuqishme për perspektivën për zgjerim të BE-së me vende nga Ballkani Perëndimor.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, ka theksuar se integrimi evropian dhe euroatlantik mbetet qëllim strategjik për vendin tonë. Në pritje të finalizimit të afërt të anëtarësimit në NATO, theksoi presidenti Pendarovski në takim, fokusi i shtetit është kahëzuar drejt perspektivës për hapje të negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE.

Maqedonia e Veriut, theksoi Pendarovski, mbetet e përkushtuar ndaj agjendës evropiane, duke e pasur parasysh faktin se për anëtarësim në BE ka konsensus nacional mes faktorëve politik dhe mbështetje të lartë nga qytetarët. Presidenti shfaqi shpresë se deri në mars të këtij viti do të definohet metodologjia e re për udhëheqje të procesit të negociatave inkuadruese mes vendeve anëtare të BE-së.

Në kontekst të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, presidenti Pendarovski bëri thirrje për përgjegjësi nga të gjithë faktorët politik dhe theksoi se ato duhet të jenë të drejta, të lë lira dhe në atmosferë demokratike, duke pasur parasysh aspiratat tona për vend të ardhshëm anëtar të Bashkimit Evropian. ab/

 

Back to top button
Close
Close