0_Maqedoni.PortalPolitikë

Takim lamtumirës i DImitrovit me ambasadorin e Meksikësm Marko Bllanko

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Shkup e priti në takim lamtumirës ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marko Antonio Garsia Bllanko.

Shkup, 29 qershor 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Shkup e priti në takim lamtumirës ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marko Antonio Garsia Bllanko.

Dimitrov uroi për zgjedhjen e kohëmëparshme të Meksikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga radhët e anëtareve jo të përhershme 2021 – 2022, mbështetur nga Maqedonia e Veriut dhe e nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të përforcuar në suaza të organizatave ndërkombëtare në drejtim të sigurimit të stabilitetit, sigurisë, zhvillimit demokratik dhe prosperitetit ekonomik në plan global.

“Vlerat demokratike të cilat i ndajmë në plan bilateral janë parimi i cili është i njohur për demokracitë e pjekura dhe jemi krenarë që parimet për kultivim të marrëdhënieve të mira dhe tejkalimi i çështjeve të hapura sipas të cilave udhëhiqet politika e jashtme e Maqedonisë së Veriut, janë të njohura jo vetëm në nivel rajonal dhe në Evropë, por edhe në kontinente të tjera. Armiqtë nuk do t’i kërkojmë tek fqinjët apo shtetet e tjera, por në varfërinë, papunësinë, shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut”, tha Dimitrov.

Ambasadori i Meksikës, duke i elaboruar arritjen gjatë mandatit të tij, shprehi kënaqësi që Meksika kultivon marrëdhënie bilaterale me një vend i cili paraqet shembull pozitiv në botë, duke i përshëndetur arritjet e kësaj Qeverie në planin ndërkombëtar.

“Meksika i përshëndet dhe veçon tërë atë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë arriti ta bëjë në këtë periudhë, që është rezultat i drejtpërdrejtë i Marrëveshjes së Prespës, që është shembull jo vetëm i bashkëpunimit rajonal, por paraqet marrëveshje referente se si sot duhet të tejkalohen dallimet dhe pengesat në nivel global. Kur ka vullnet politik, talent dhe vizion, gjithçka është e mundur dhe kjo njihet dhe shihet madje edhe nga Meksika”, potencoi ambasadori Garisa Bllanko.

Bashkëbiseduesit, siç kumtoi MPJ, këmbyen mendime për ngjarjet aktuale ndërkombëtare, përfshirë edhe asgjësimin e pandemisë së Kovid-19. Ata e nënvizuan rëndësinë e solidaritetit dhe përgjigjes së koordinuar për përballje me pasojat socio-ekonomike nga kriza shëndetësore.

Në takim gjithashtu u shpreh kënaqësi nga zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe u shqyrtuan mundësitë dhe nismat për bashkëpunim të ardhshëm, posaçërisht në ekonomi, turizëm, kulturë, shkencë dhe arsim, edukimin diplomatik dhe sfera të tjera të interesit të ndërsjelltë.

Dimitrov iu falënderua ambasadorit Bllanko për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Meksikës, duke dëshiruar sukses personal në angazhimet e ardhshme të ambasadorit, por edhe shëndet, prosperitet, stabilitet të kombit të tij. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close