Tekste origjinale

Takim i presidentit Pendarovski me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Mickoskin

Sot në Vilën në Vodno, në orët e pasdites u mbajt takim midis presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo pendarovski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Pas takimit, presidenti Pendarovski dha deklaratë për mediat. 

Shkup, 13 gusht 2020 

Sot në Vilën në Vodno, në orët e pasdites u mbajt takim midis presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo pendarovski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Pas takimit, presidenti Pendarovski dha deklaratë për mediat.

Presidenti Pendarovski theksoi se mbi bazë të dispozitave kushtetuese, por edhe mbi bazë të konsultimeve me juristë eminentë, afati për ndarjen e mandatit ka filluar të rrjedhë nga dita e verifikimit të mandateve të 120 deputetëve, duke potencuar se sipas Kushtetutës në atë periudhë është i obliguar t’ia besojë mandatin kandidatit të partisë apo partive të cilat kanë shumicë në Kuvend, apo megjithatë ai që e ka siguruar se negocion me më shumë parti politike për sigurimin e shumicës.

Presidenti theksoi se lidhur me pretendimin e z. Mickoski, ai ka tejet qëndrim të kundërt i cili bazohet në leximin e Kushtetutës dhe ndjekjen e praktikës politike në 30 vitet e kaluara të interpretimit të kësaj norme kushtetuese. Presidenti Pendarovski në këtë kontekst theksoi se nga verifikimi i mandateve fillon numërimi i dhjetë ditëve në të cilat Presidenti është i obliguar ta janë mandatin, gjegjësisht, se ky nuk është opsion, por duhet ta bëjë këtë, sipas nenit 90 të Kushtetutës, e cila thotë “Presidenti është i obliguar ta japë mandatin”.

Në këtë rast presidenti Pendarovski përkujtoi në situatat në vitin 2006 dhe 2016, kur përmes letrës nga kryesuesit e atëhershëm të Kuvendit, Stojan Andovi dhe Trajko Veljanovski janë njoftuar presidentët e atëhershëm, Branko Cërvenkovski dhe Gjorgje Ivanovi se me verifikimin e mandateve të deputetëve Kuvendi është konstituuar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, presidenti pendarovski theksoi se me përjashtim të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, asnjëri nga kryetarët e tjerë të partive parlamentare nuk e ka informuar se mund të sigurojë shumicë parlamentare.

Presidenti Pendarovski  theksoi se asnjë kryetar deri më tani nuk ka kërkuar deklarata, përveç Gjorgje Ivanovit herën e dytë, pasi Gruevski nuk krijoi shumicë parlamentare, dhe mandatin duhej ta marrë Zoran Zaevi. Ai shtoi se shumica prej 61 deputetëve nuk konfirmohet te presidenti me nënshkrime apo me deklarata të verifikuara noteriale, por konfirmohet në ditën e votimit në Kuvend për Qeverinë e re.

Në deklaratën e tij presidenti Pendarovski elaboroi se nëse në 20 ditët e ardhshme, kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi nuk arrin të formojë shumicë parlamentare, atëherë mandatin do ta marrë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

_____________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Back to top button
Close
Close