0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Takim i presidentit Pendarovski me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Presidenti, Stevo Pendarovski sot e priti kryetarin e Komitetit ushtarak të NATO-s, marshallin e aviacionit, Stjuart Piç, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 9 janar 2020 (MIA) – Presidenti, Stevo Pendarovski sot e priti kryetarin e Komitetit ushtarak të NATO-s, marshallin e aviacionit, Stjuart Piç, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, u shkëmbyen mendime dhe informacione për proceset aktuale në vend, në prag të anëtarësimit në aleancën e NATO-s. Presidenti Pendarovski u informua edhe për situatën aktuale në Irak dhe në Lindjen e Mesme.

Me anëtarësimin e plotë në NATO, theksoi presidenti Pendarovski, po realizohet një nga prioritetet kryesore strategjike të Maqedonisë së Veriut, të përcaktuara që nga fillimi i pavarësisë së saj.

Kontributi në misionet dhe stërvitjet ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, sipas Pendarovskit, janë prova që Armata jonë është e gatshme të kontribuojë në sistemin kolektiv të sigurisë së Aleancës.

Presidenti i shtetit, Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për reformat e mëtutjeshme të Armatës dhe rritjen e buxhetit të saj për 2 për qind nga BPV-ja deri në vitin 2024.

Në takim u vërtetua mbështetja që e jep Aleanca për fazën e ardhshme të përfundimit të integrimit të vendit tonë në NATO dhe u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut nga një partner i vlefshëm do të bëhet aleat në Aleancë. ls/shk/

Back to top button
Close
Close