0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.Slajder

Takim i Nënkomitetit CEFTA për doganë dhe prejardhje të mallrave

Takimi i 19-të i Nënkomitetit për doganë dhe prejardhje të mallrave do të mbahet sot në organizim të Drejtorisë së doganave në kuadër të kryesimit të vendit me këtë Nënkomitet të CEFTA-s.

Shkup, 14 maj 2020 (MIA) – Takimi i 19-të i Nënkomitetit për doganë dhe prejardhje të mallrave do të mbahet sot në organizim të Drejtorisë së doganave në kuadër të kryesimit të vendit me këtë Nënkomitet të CEFTA-s.

Takimi, duke pasur parasysh rrethanat për kufizim të lëvizjes përmes kufirit do të mbahet përmes video lidhjes konferenciale, ndërsa në të pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga drejtoritë e doganave dhe ministrive të vendeve nga CEFTA – Shqipëria, BeH, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

Është paraparë pjesëmarrja e drejtorit të Sekretariatit të CEFTA-s, përfaqësuesve të lartë të Komisionit evropian, Bankës botërore dhe IFC-së.

Krahas temave tradicionale, lehtësimit të tregtisë ndërkombëtare dhe përshpejtimit të procedurave doganore, në Nënkomitet do të bisedohet edhe për njohjen ndërkombëtare të Operatorit të autorizuar ekonomik (OEO) me BE-në dhe EFTA-n, zgjerimi i kumulacionit për prejardhje të mallrave me partnerët e tjerë në konventën PEM (vendet mesdhetare). Lartë në agjendë do të jenë edhe aktivitetet e vendeve nga CEFTA për planin e ri disavjeçar për Sferë rajonale ekonomike MAP REA 2.

Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë në CEFTA që në prill të vitit 2020 e filloi procedurën për njohje ndërkombëtare të miratimeve për Operator të autorizuar ekonomik (OEO). Në këtë mënyrë kompani nga Maqedonia do t’i gëzojnë t[ë gjitha volitshmëritë e tregut të CEFTA-s. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close