BotëBotë.Portal

Takim i mundshëm i Guaidos dhe Pompeos në Kolumbi

Lideri opozitar venezuelas, Huan Guaido sot në Bogotë do të tkaohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, në konferencën rajonale për luftë kundër terrorizmit, kumtuan dy burime të afërta me Guaidon.

Bogotë, 20 janar 2020 (MIA) – Lideri opozitar venezuelas, Huan Guaido sot në Bogotë do të tkaohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo, në konferencën rajonale për luftë kundër terrorizmit, kumtuan dy burime të afërta me Guaidon.

AI konfirmoi se ka arritur në Kolumbi dhe se do të ketë bisedime me presidentin kolumbian, Ivan Duke, por nuk e përmendi Pompeon.

Përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit nuk e  komentuan takimin e mundshëm.

Guaido nuk ishte larguar nga Venezuela që nga shkurti, kur edhe përkundër ndalesës gjyqësore, e vizitoi Kolumbinë për të organizuar transport të ndihmës humanitare me mbështetje nga SHBA-ja, të cilën e bllokuan ushtarë të presidentit Nikollas Maduro.

Në porosinë në Tuiter, Guaido shkroi se i falënderohet presidentit kolumbian Duke për mbështetjen dhe shfaqi shpresë se vizita “do të krijojë kushte të cilat do të çojnë drejt lirisë”. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close