0_Maqedoni.PortalPolitikë

Takim i ministrit Spasovski me ambasadorin italian Romeo

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë të Veriut, sot ministri Oliver Spasovski realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë, Karlo Romeo.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë të Veriut, sot ministri Oliver Spasovski realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë, Karlo Romeo.

Siç kumtuan nga MPB-ja, ministri Spasovski dhe ambasadori Romeo në takim theksuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm jo vetëm në mes Ministrive të Punëve të Brendshme të të dy vendeve, por edhe në përgjithësi përmes partneritetit të gjatë mes Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Italisë.

“Fakti u theksua se në fushën e sigurisë bashkëpunimi i përbashkët në vitet e kaluara u intensifikua edhe më shumë, si përmes veprimeve të përbashkëta për të luftuar krimin, ashtu edhe përmes ofrimit të trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane për nevojat e punonjësve të MPB-së të RMV-së duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të institucionit në tërësi”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ministri Spasovski falënderoi ambasadorin Romeo për mbështetjen pa rezervë të Italisë për rrugën tonë drejt BE-së dhe NATO-s e cila është dëshmi tjetër e partneritetit strategjik në ms dy vendeve. bs/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close