BiznesBiznes.PortalEkonomi

Takim i guvernatores së Bankës Popullore me ambasadorin holandez: Holanda edhe më tej do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht vendin dhe Bankën Popullore

Holanda, si përfaqësuese e Maqedonisë të Veriut në mbledhjet e FMN-së, Bankës Botërore dhe BERZH-it, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të fortë për vendin dhe Bankën Popullore në komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare , e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme në këto kohë të vështira. Vendimet e Bankës Popullore të marra gjatë vitit të kaluar janë të mirëseardhura në këtë kontekst. E nevojshme është të vazhdohet të monitorohet situata dhe t'iu përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme sfidave, veçanërisht në drejtim të disiplinës fiskale dhe menaxhimit të borxhit publik. Në menaxhimin e sfidave, mbështetja e institucioneve ndërkombëtare është e rëndësishme dhe ne mbetemi partnerët tuaj në arritjen e qëllimeve strategjike. E rëndësisë thelbësore është të vazhdohet zbatimi i reformave strukturore në ekonominë e Maqedonisë të Veriut.

Back to top button
Close
Close