0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëUncategorized

Takim Grubi- Sera: Spanja mirëpret Maqedoninë e Veriut në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenco Sera.

Shkup, 15 shtator 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenco Sera.

Sera me këtë rast ka theksuar se marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës do të vazhdojnë të reflektohen me përkrahjen e vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Grubi gjatë takimit me ambasadorin e Spanjës Sera njoftoi atë se pas ndryshimeve kushtetuese dhe reformave të mëdha për vendin gjatë mandatit të kaluar, koalicioni i tanishëm po shfaq mënyrë ndryshe të qeverisjes me qëllim që të dëshmojë se të gjithë qytetarët janë të barabartë para institucioneve. Grubi gjithashtu gjatë shkëmbimit të mendimeve me ambasadorin e Spanjës tha se Ministria Për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të garantojë kohezion në vend. Ai përmendi dhe rëndësinë e vetingut ndaj të gjithë politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ambasadori Lorenzo Sera shkëmbyen mendime edhe për mënyrat më efikase dhe të nevojshme lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19, si dhe biseduan dhe për ngjarjet politike në vend dhe rajon. fab/

 

Back to top button
Close
Close