BotëBotë.Portal

Takim Erdogan – Putin në Berlin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në suaza të Samitit për Libinë që po mbahet në Berlin, është takuar me kolegun rus Vlladimir Putin, lajmëroi agjencia Anadollu.

Berlin, 19 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në suaza të Samitit për Libinë që po mbahet në Berlin, është takuar me kolegun rus Vlladimir Putin, lajmëroi agjencia Anadollu.

Erdogani mbajti fjalim në pjesën e takimit i cili ishte hapur për media, me ç’rast tha se bashkëpunimi shumëdimensional midis të dyja endeve jep kontribut të rëndësishëm, që ka të bëjë në zgjidhjen e problemeve në rajon.

Ai theksoi se viti 2019 ka qenë i mirë në aspektin e marrëdhënieve dypalëshe, duke shtuar se me vendosmëri  i kanë realizuar projektet si “S-400”, duke i pasur parasysh edhe interesat kombëtare.

Presidenti turk foli edhe për projektet si “Rrjedha Turke” dhe centralin bërthamor “Akuju”.

“Haftari i cili nuk e nënshkroi tekstin, edhe një herë tregoi se nuk është për zgjidhje politike, por për zgjidhje ushtarake. Në Samitin  në Berlin duhet të sigurohet armëpushim dhe kthim të procesit politik, me qëllim që të sigurohet paqe dhe mirëqenie në Libi. Gjithashtu, duhet  t’i jepet fund qëndrimit agresiv të Haftarit që të mund të zbatohet procesi politik dhe fazat e tjera të zgjidhjes”, theksoi ai.

 

Таг
Back to top button
Close
Close