0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Takim Besimi – Jan Kop: Thellim i bashkëpunimit me Mbretërinë e Holandës

Thellimi i bashkëpunimit sa i përket IHD-ve, zbatimi i aktiviteteve si pjesë e Programit bilateral të bashkëpunimit 2020-2021, si dhe masat që zbatohen me qëllim të ballafaqimit me krizën sa i përket aspektit të shëndetësisë dhe atij ekonomik, ishin tema e diskutimit në takimin e sotëm midis ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorit holandez, Dirk Jan Kop.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Thellimi i bashkëpunimit sa i përket IHD-ve, zbatimi i aktiviteteve si pjesë e Programit bilateral të bashkëpunimit 2020-2021, si dhe masat që zbatohen me qëllim të ballafaqimit me krizën sa i përket aspektit të shëndetësisë dhe atij ekonomik, ishin tema e diskutimit në takimin e sotëm midis ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorit holandez, Dirk Jan Kop.

“Këmbimi i jashtëm tregtar me Mbretërinë e Holandës në vitin 2019 shënoi rritje vjetore prej 24.8 për qind, ndërsa në periudhën nga fillimi i vitit deri në muajin korrik regjistroi rënie prej 4 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është rezultat i krizës në lidhje me aspektin e shëndetësisë dhe atij ekonomik që ka përfshirë të gjithë botën. Situata në të gjitha sferat është jashtëzakonisht serioze, por ne jemi duke punuar në mënyrë aktive në lidhje me masat dhe politikat që do të mundësojnë që të ulet goditja ndaj ekonomisë dhe do të kemi rritje pozitive vitin e ardhshëm me kusht që të mos ketë përkeqësim të situatës epidemiologjike”, tha Besimi në takim.

Ambasadori Jan Kop i dorëzoi letër personale ministrit Besimi nga ministri holandez i Financave, duke potencuar se të dy i urojnë atij sukses në punën e tij.

Ambasadori theksoi se ai sheh një mundësi për progres në pjesën e investimeve holandeze në vend, si dhe në këmbimin tregtar midis të dy palëve. Holanda, siç tha ai është eksportuesi i dytë më i madh i ushqimit dhe se kjo është sfera në të cilën sheh një mundësi për rritjen e bashkëpunimit, veçanërisht pasi që vendi ynë ka kushte të volitshme për prodhimin e ushqimit.

Fluksi i IHD-ve nga Holanda, në dekadën e fundit është 378 milionë euro, që është 13.2 për qind të IHD-ve të përgjithshme në vend.

Në pjesën e Programit bilateral të bashkëpunimit 2020-2021 ndërmjet ministrive të Financave të Maqedonisë dhe Holandës, në periudhën e ardhshme, në varësi të situatës globale, duhet të zbatohen aktivitete në pjesën e përmirësimit të revizionit të brendshëm, projeksioneve makroekonomike, furnizimit publik, buxhetit dixhital etj.

Përndryshe, vendi ynë është në grupin e vendeve të Konstituencës holandeze në Bankën Botërore, FMN dhe BERZH. fab/

Back to top button
Close
Close