0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikë

Takim Ahmeti -Bërnz: Amerika mbetet aleati ynë më i fuqishëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot ka realizuar një takim pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Bërnz. Ahmeti i ka thënë ambasadores se bashkëpunimi i suksesshëm me SHBA-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen edhe atë në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti sot ka realizuar një takim pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Bërnz. Ahmeti i ka thënë ambasadores se bashkëpunimi i suksesshëm me SHBA-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen edhe atë në drejtim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta me Republikën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Ahmeti me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Bërnz për ndihmat mjekësore që Amerika i ka dërguar deri më tani Maqedonisë së Veriut me qëllim përballimin sa më të lehtë të situatës së krijuar me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19. Kryetari i BDI-së, Ahmeti dhe ambasadorja e SHBA-së, Bërnz gjithashtu gjatë takimit kanë biseduar edhe mbi arritjet e Maqedonisë së Veriut sa i takon integrimit euroatlantik, duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen si dhe drejtimin e vendit drejt BE-së. Kryetari Ahmeti gjithashtu ka përshëndetur Marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë bashkë edhe me njohjen e ndërsjellë midis Izraelit dhe Kosovës si dhe përcaktimin e Hezbollahut si organizatë terroriste”, theksohet në komunikatë.

Ndryshe, ambasadorja Bërnz theksoi se Uashingtoni do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave të nevojshme por shumë të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve në mënyrë të paanshme dhe të pavarurа. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close