BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tajvani e lajmëroi rastin e parë të vdekjes nga Kovid-19

Në Tajvan është paraqitur rasti i parë i vdekjes i shkaktuar nga Kovid-19, ka informuar sot ministri i Shëndetësisë i Tajvanit, Çen Shin-Çung

Tajpej, 16 shkurt 2020 (MIA) – Në Tajvan është paraqitur rasti i parë i vdekjes i shkaktuar nga Kovid-19, ka informuar sot ministri i Shëndetësisë i Tajvanit, Çen Shin-Çung.

Viktima ka qenë i moshës 60-vjeç dhe është hospitalizuar më 3 shkurt për shkak të obstruksioneve në rrugët e frymëmarrjes e cila ka sjell në diagnostikimin e pneumonisë. Ai ka vdekur gjatë natës së kaluar, deklaroi Çen.

Sipas ministrit, një nga anëtarët e familjes së viktimës gjithashtu ishte infektuar me virusin.

Çen shtoi se rreth 60 anëtarë të personelit mjekësor, që ishin në kontakt direkt me pacientin, janë negativ në virusin. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close