BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tajvani dhuroi 10 milionë maska për vendet më të goditura me Kovid-19

Tajvani do të dhurojë 10 milionë maska për vendet që janë më të goditura nga pandemia e koronavirusit, deklaroi sot presidentja Caj Ing-Ven.

Taipei, 1 prill 2020 (MIA) – Tajvani do të dhurojë 10 milionë maska për vendet që janë më të goditura nga pandemia e koronavirusit, deklaroi sot presidentja Caj Ing-Ven.

Tajvani do të dërgojë shtatë milionë maska në 11 shtete evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Gjermaninë, të cilat kanë numër më të madh të rasteve, konfirmoi për DPA-në Ministria tajvaneze e Punëve të Jashtme.

SHBA-ja do të marrë dy milionë maska dhe plotësisht një milion maska do t’u dërgohen 15 aleatëve diplomatikë të Tajvanit, por Ministria nuk sqaroi saktësisht se sa aleatë do të marrin maska.

Tajvani tani është prodhuesi i dytë më i madh i maskave në botë dhe së shpejti do të mund të prodhojë 15 milionë maska krirugjikale në ditë, tha presidentja.

Prej 9 prillit, çdo person i përfshirë me sigurimin nacional shëndetësor të Tajvanit do të marrë nga nëntë maska në çdo 14 ditë. Ato janë të dizajnuara të mbahen vetëm njëherë. Deri më tani maskat ndaheshin nga tre copë për person për një javë.

Deri dje, në Tajvan u regjistruan 322 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, prej të cilëve pesë persona vdiqën, ndërsa 39 pacientë janë mjekuar, kumtoi Qendra për përballje me epideminë. ab/

Back to top button
Close
Close