BotëBotë.PortalSvet.Slajder

“Tajms”: Tramp dëshiron takim me Putinin para zgjedhjeve presidenciale në nëntor

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dëshiron takim me nikoqirin e tij rus, Vlladimir Putin para zgjedhjeve në SHBA në nëntor. Këtë e publikoi gazeta britanike "Tajms", e cila, megjithatë, nuk e bëri me dije burimin e informatës.

Uashington, 15 korrik 2020 (MIA) – Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dëshiron takim me nikoqirin e tij rus, Vlladimir Putin para zgjedhjeve në SHBA në nëntor. Këtë e publikoi gazeta britanike “Tajms”, e cila, megjithatë, nuk e bëri me dije burimin e informatës.

Mediumi njoftoi se me siguri data për mbajtjen e një takimi të tillë është 15 shtatori, kur do të mbahet Asambleja vjetore e përgjithshme e KB-së në Nju-Jork.

Në tekstin thuhet se gjatë bisedës telefonike më 13 korrik, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pompeo e kanë konfirmuar dëshirën e tyre që Tramp dhe Putin të mbajnë një takim të tillë.

Nuk ka raporte zyrtare për takim eventual mes Putinit dhe Trampit në margjinat e AP e KB-së, as nga Rusia, as nga SHBA-ja.

Dy liderët për herë të fundit u takuan në mbledhjen e G20 në Japoni para më shumë se një viti. Biseda mes Putinit dhe Trampit ka zgjatur një orë e 20 minuta. bsh/

 

Back to top button
Close
Close