EvropëEvropë.Portal

Suspendohet vendimi për vendosjen e karantinës për një pjesë të Spanjës

Gjykata spanjolle rrëzoi sot vendimin për të rivendosur karantinën për popullatën e Leidas dhe zonës përreth.

Madrid, 13 korrik 2020 (MIA) – Gjykata spanjolle rrëzoi sot vendimin për të rivendosur karantinën për popullatën e Leidas dhe zonës përreth.

Vendosja e karantinës u urdhërua të dielën nga ana e autoriteteve lokale në provincën e Katalonjës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Gjykata e Leidas ka vendosur të mos i konfirmoj masat e ndërmarra nga autoritetet lokale, sepse ato janë në kundërshti me ligjin”, kumtoi Gjykata Supreme e Katalonjës.

Autoritetet lokale kanë urdhëruar 200.000 banorë të vendosen në karantinë nga mesnata e së dielës për shkak të përhapjes së koronavirusit në atë pjesë të vendit.

Pas rënies së numrit të të infektuarve dhe të vdekurve në Spanjë i cili ishte një nga vendet më të goditura në Evropë me më shumë se 28.400 raste të vdekjes, përsëri u shfaqen vatra të koronavirusit. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close