0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Sulmuesi i Çelsit, Hadson Odoi pozitiv në koronavirus

Sulmuesi i Çelsit, Kalum Hadson-Odoi është i infektuar me koronavirus, publikoi klubi londinez. Rezultatet nga testi për KOVID-19 të futbollistit të ri ishin pozitive dhe ai veçmë gjendet në karantinë. Hadson Odoi është futbollisti i parë anglez në Premier Ligë, të cilit iu diagnostikua koronavirusi.

Londër, 13 mars 2020 (MIA) – Sulmuesi i Çelsit, Kalum Hadson-Odoi është i infektuar me koronavirus, publikoi klubi londinez. Rezultatet nga testi për KOVID-19 të futbollistit të ri ishin pozitive dhe ai veçmë gjendet në karantinë. Hadson Odoi është futbollisti i parë anglez në Premier Ligë, të cilit iu diagnostikua koronavirusi.

Të gjithë të punësuarit në Çelsi, të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin, do të izolohen në pajtim me masat që i rekomandoi qeveria britanike. Ata të cilët nuk kanë qenë në  afërsi të Hadson Odoit, do të mund të kthehen në punë në afat prej disa ditëve. Një pjesë e qendrës për stërvitje të “bluve” do të mbyllet.

Hadson Odoi ka treguar simptome të ftohjes së butë të hënën në mëngjes dhe prej atëherë nuk është stërvitur. Rezultati nga testi i tij për koronavirus ka dalë mbrëmë dhe ishte pozitiv. Sido që të jetë, futbollisti po ndjehet mirë dhe shpreson se së shpejti do ta vazhdojë punën e tij.

“I dëshirojmë Kallumit shërbim të shpejtë dhe me pa durim presim që ta shohim përsëri në klub”, ka shkruar Çelsi. bsh

Таг
Back to top button
Close
Close