EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Sulm terrorist: Është vrarë një burrë në Londër i cili me thikë ka goditur kalimtarët

Policia e britanike sot në pjesën jugore të Londrës ka vrarë një burrë, i cili paraprakisht me thikë ka plagosur disa persona, ndërsa policia vlerëson se "incidenti ka lidhje me terrorizëm".

Londër, 2 shkurt 2020 (MIA) – Policia e britanike sot në pjesën jugore të Londrës ka vrarë një burrë, i cili paraprakisht me thikë ka plagosur disa persona, ndërsa policia vlerëson se “incidenti ka lidhje me terrorizëm”.

“Hetohen rrethanat, incidenti trajtohet si sulm terrorist”, kumtoi policia në Tuiter.

Qytetarët paralajmërohen ta shmangin rajonin Srtrithem, në pjesën jugore të Londrës, të cilën e mbikëqyrin helikopterë.

Bi-Bi-Si publikoi se dëshmitarët okularë kanë shpërndarë në rrjetet sociale se kanë dëgjuar tre të shtëna rreth orës 14 sipas kohës lokale.

Incidenti i fundit i ngjashëm në Londër, i cili u trajtua si akt terrorist, ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar kur policia ka vrarë një burrë i cili me thikë u mori jetën dy personave, ndërsa tre i ka lënduar. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close