BiznesBiznes.PortalEkonomiKorrespondentë MKD

Sugarevski: Tërësisht jemi të përkushtuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore

- Qeveria plotësisht është e përkushtuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në shtet. Për momentin po punohet në 550 kilometra rrjet rrugor në gjithë shtetin, ndërsa këto ditë  në përdorim do të lëshohet autostrada Milladinovc-Shtip, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë inspektimit të sotëm të punëve ndërtimore të rrugës nga Prilepi  deri te Liqeni Artificial.

Prilep, 1 qershor 2019 (MIA) – Qeveria plotësisht është e përkushtuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në shtet. Për momentin po punohet në 550 kilometra rrjet rrugor në gjithë shtetin, ndërsa këto ditë  në përdorim do të lëshohet autostrada Milladinovc-Shtip, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë inspektimit të sotëm të punëve ndërtimore të rrugës nga Prilepi  deri te Liqeni Artificial.

Sa i përket rrugës Prilep-Gradsko, Sugareski sqaron se  bëhet fjalë për dy akse rrugore në të cilat përshpejtohen punimet.

“Njëri aks rrugor në të cilin punohet është nga Gradsko deri në Drenovë. Janë larguar shumë gypa nga CHE “Tikvesh” dhe dinamika është më serioze. Në aksin rrugor te Gryka e Farishit po bëhet përgatitje për lëshimin e urave. Ky seksion duhet të përfundojë javën e ardhshme. Seksioni te “Leshniki most” para Prilepit do të tenderohet sivjet, shpjegoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski gjatë qëndrimit të sotëm në Prilep. em/fc/

Таг
Back to top button
Close
Close