BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiVideo deklaratë

Sugareski: Opozita me vetëdije e bllokon ligjin për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski e vlerësoi si jokonstruktiv shtrimin e rreth 100 amendamenteve të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme nga opozita.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski e vlerësoi si jokonstruktiv shtrimin e rreth 100 amendamenteve të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme nga opozita.

Amendamentet e shtruara, sipas Sugareskit, nuk paraqesin përmirësim të tekstit të ligjit, por bllokim të ndërgjegjshëm të vendimeve ligjore të cilat janë në interes të qytetarëve.

“Para sjelljes së Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, i njohur si Ligji për legalizim, deputetët e VMRO-DPMNE-së i shtruan rreth 1000 amendamente me çka me vetëdije e bllokuan ligjin, me mundësi të vogël që ai të votohet para shpërndarjes së Parlamentit. Me këtë i lanë mbi qindra mijëra qytetarë në pamundësi për t’i legalizuar objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme”, theksoi Sugareski në pres konferencën e sotme.

Ju bëri thirrje deputetëve të opozitës të dëshmojnë konstruktivitet dhe të votohet vendimi i propozuar ligjor.

Sugareski pret gjatë ditës t’i shohë amendamentet e shtruara, ndërsa paralajmëron se do të tentojë të bisedojë dhe të tregojë se ajo që po ndodh për momentin është kundër interesit të qytetarëve.

Pres konferenca e ministrit pason pas seancës së djeshme të Komisionit kuvendor për Transport dhe Lidhje në të cilën duhet të shqyrtohet ky vendim ligjor, por për shkak të numrit të madh të amendamenteve të shtruara, për të nuk u fol aspak. Kryetarja e Komisionit, Liljana Zaturovska paralajmëroi se vazhdimi i seancës do të caktohet në mënyrë plotësuese.

Sipas Propozimit, për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme të ndërtuara bashkë me 1 tetorin e vitit 2019, sipas Propozim-ligjit të cilin e përcaktoi Qeveria, do të paguhen 100 për qind shërbime komunale për objektin si edhe gjobë në shumë prej 50 për qind të shërbimeve komunale, ndërsa për rrjetet elektronike komunikuese të paligjshme kompensimi do të jetë 10 euro për metër katror të sipërfaqes së ndërtuar.

Për ata që kanë shtruar kërkesë sipas ligjit të vjetër do të vlejnë dispozitat sipas të cilave për legalizim do të paguhet nga një euro për një metër katror. shk/

Прес-конференција Сугарески

Posted by MИА.mk on Вторник, 21 јануари 2020

 

Back to top button
Close
Close