BotëBotë.Portal

Suga dhe Tramp realizuan bisedë telefonike për bashkëpunimin mes Japonisë dhe SHBA-së

Kryeministri japonez Joshihide Suga realizoi bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Tramp për bashkëpunimin e mëtejshëm mes SHBA-së dhe Japonisë.

Tokio, 21 shtator 2020 (MIA) – Kryeministri japonez Joshihide Suga realizoi bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Tramp për bashkëpunimin e mëtejshëm mes SHBA-së dhe Japonisë.

“I thashë (Trampit) se aleanca japoneze-amerikane është themeli i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe u dakorduam që të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë”, deklaroi Suga mbrëmë vonë pas bisedes me Trampin.

Suga tha se në bisedë ata u dakorduan që të bashkëpunojnë në luftën kundër koronavirusit dhe kur bëhet fjalë për kërcënimet raketore dhe bërthamore nga Koreja e Veriut.

Ai shtoi se Tramp i kishte thënë se dëshironte të zhvillonte më tepër aleancën mes dy vendeve.

Ministria japoneze e Punëve të Jashtme njoftoi këtë mëngjes se në bisedën 25-minutëshe ata gjithashtu folën për bashkëpunimin në zhvillimin e vaksinave kundër Kovid-19. Suga është pasuesi i Shinzo Abe, i cili paralajmëroi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close