EvropëEvropë.Portal

Suedia pranon se është dashur të vendos masa kufizuese

Epidemiologu kryesor suedez, Anders Tegnel, i cili është ithtar i strategjisë për të mos e mbyllur vendin për shkak të pandemisë së koronavirusit, pranoi sot se duhet të merren masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e Kovid-19.

Stokholm, 3 qershor 2020 (MIA) – Epidemiologu kryesor suedez, Anders Tegnel, i cili është ithtar i strategjisë për të mos e mbyllur vendin për shkak të pandemisë së koronavirusit, pranoi sot se duhet të merren masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e Kovid-19.

Tegnel gjatë muajve të fundit e ka mbrojtur qasjen e tij si të qëndrueshme, ndërsa i kritikonte vendet e tjera për masat e tyre të rrepta kufizuese.

Në intervistë për radion suedeze, ai u pajtua me moderatorin se shumë njerëz kanë vdekur në vend.

“Tani që po përballemi me të njëjtën sëmundje, me atë që dimë sot, mendoj se do të isha në mes asaj që ka bërë Suedia dhe asaj që ka bërë pjesa tjetër e botës”, tha Tegnel.

Suedia ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë nga Kovid-19 në botë. Më shumë se 4.400 njerëz kanë vdekur në vend, ndërsa në Norvegjinë fqinje, Danimarkë dhe Finlandë ka pasur rreth 600 raste të vdekjes. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close