BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Sudani shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Darfurin Verior

- Sudani shpalli gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të Darfurit Verior, i cili është i goditur nga konflikte, pas dhunës dhe protestave në dy qytete të këtij rajoni, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve SUNA.

Kartum, 14 korrik 2020 (MIA) – Sudani shpalli gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të Darfurit Verior, i cili është i goditur nga konflikte, pas dhunës dhe protestave në dy qytete të këtij rajoni, bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve SUNA.

Unioni afrikan dhe misioni i Kombeve të Bashkuara në Darfur (UNAMID) bënë të ditur se kanë dërguar një ekip në Kutum, Dardufi Verior, pasi disa protestues të paidentifikuar dogjën një stacion të policisë dhe automobila në qytet, por nuk janë zbuluar hollësi shtesë.

Sipas njoftimit të autoriteteve, dhuna shpërtheu në qytetin Kutum para dy ditëve, kur një konvoj qeveritar ishte sulmuar pas takimit që u mbajt mes përfaqësuesve të forcave të sigurisë dhe protestuesve me qëllim që të negociohet për kërkesat e tyre.

Muhamed Ibrahim Abdel-Karim, ushtrues i detyrës guvernator i Darfurit Verior, tha se protestuesit kanë djegur një stacion të policisë, si dhe disa automobila, përfshirë edhe ato nga konvoji qeveritar.

Protestuesit në Kutum, prej të cilëve shumica janë të shpërngulur dhe refugjatë, filluan protesta para rreth një jave para ndërtesave të institucioneve qeveritare, duke kërkuar siguri më të madhe dhe fund të sulmeve të grupeve të armatosura të mbështetur nga Qeveria. Protesta në praninë e armatës së armatosur ishin organizuar edhe në disa pjesë të tjera të Sudanit. fc/

 

Back to top button
Close
Close