0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Suarez rrugës për në Itali

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez u nis për në Itali me aeroplan privat, sot në orën 13:15 me kohën e Mesme evropiane, shkruan "Marka".

Peruxhia, 17 shtator 2020 (MIA) – Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez u nis për në Itali me aeroplan privat, sot në orën 13:15 me kohën e Mesme evropiane, shkruan “Marka”.

Uruguajani fluturoi në Peruxha për të kaluar testet para se të aplikonte për pasaportë italiane.

Opsioni i zëvendësimit të Barcelonës me Juventusin duket mjaft i mundshëm, ndryshe nga shkrimet e ditëve të fundit, që marrëveshja është në prag të dështimit.

Suarez, këtë mëngjes, u stërvit me shokët e tij katalanas pak para se të hipte në aeroplan.

Sulmuesi kërkon pagë prej 10 milion eurove, ndërsa “Los Kules” po kërkon transferim për të. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close