BotëBotë.Portal

Stuhia tropikale Beta po lëviz drejtë Teksasit dhe Luizianës

- Stuhia tropikale Beta po iu afrohet brigjeve të Teksasit dhe Luizianës dhe ekziston frika se do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe do të shkaktojë vërshime dhe rritje të nivelit të ujit përgjatë bregut të Perëndimit.

Uashington, 21 shtator 2020 (MIA) – Stuhia tropikale Beta po iu afrohet brigjeve të Teksasit dhe Luizianës dhe ekziston frika se do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe do të shkaktojë vërshime dhe rritje të nivelit të ujit përgjatë bregut të Perëndimit.

Nëse Beta e godet Teksasin, gjë që pritet sot, kjo do të ishte stuhia e nëntë në pjesën kontinentale të SHBA-së në vitin 2020.

Me këtë do të arrihej rekordi i vitit 1916, thotë Fill Kllosbag, shkencëtar në shtetin Kolorado, i cili hulumton stuhi.

Rajonet bregdetare fundjavën e kaluar filluan të përgatiten për Betën, ndërsa qyteti Galveston dhe rajoni me po të njëjtin emër urdhëruan për evakuim vullnetar. Të njëjtën gjë e bëri edhe qyteti Sibruk, në pjesën veriore të Galveston.

Kryetari i përkohshëm Kreg Braun deklaroi se nëse niveli i ujit ngritet për 25 centimetra, rrugët do të jenë të pakalueshme, veçanërisht në pjesën perëndimore të qytetit dhe në rajonet në lartësi më të vogël mbidetare.

Beta lëviz me erëra prej 95 kilometra në orë, ndërsa të dielën në mëngjes ishte 320 kilometra nga Galveston, bëri të ditur qendra amerikane për uragane. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close