BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Studim: Më shumë se gjysma e ballkanasve të cilët punojnë në Gjermani janë fuqi profesionale e punës

Më shumë se gjysma e njerëzve nga Ballkani Perëndimor të cilët vijnë në Gjermani për të punuar sipas rregullave të veçanta për atë rajon - punojnë si fuqi kualifikuese e punës. Këtë e tregon studimi i Institutit për hulumtim të tregut të punës (IAB).

Berlin, 12 gusht 2020 (MIA) – Më shumë se gjysma e njerëzve nga Ballkani Perëndimor të cilët vijnë në Gjermani për të punuar sipas rregullave të veçanta për atë rajon – punojnë si fuqi kualifikuese e punës. Këtë e tregon studimi i Institutit për hulumtim të tregut të punës (IAB).

Madje 54 për qind e marrëdhënieve të punës që nënshkruhen në Gjermani përmes rregullave të cilat vlejnë për rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë të bëjnë me fuqinë kualifikuese të punës. Në vijim, niveli më i lartë i kualifikimeve – “specialistët” dhe “ekspertët” përbëjnë rreth katër për qind, ndërsa 42 për qind janë fuqi ndihmëse e punës, njoftoi Dojçe Vele.

Njerëzit nga vendet të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian – Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedonia e veriut, Serbia dhe Kosova – mund të jenë të punësuar në Gjermani në kuadër të rregullave të konfirmuara për rajonin nga viti 2016. Kusht është që ata të kanë deklaratë obliguese nga punëdhënësi, se dëshiron t’i punësojë. Dëshmi për kualifikime nuk është e nevojshme.

Studimi u fokusua në vitin 2016  dhe 2017, në të cilat mosha mesatare e emigrantëve në 73 për qind e rasteve ishte më e re se 40. Nga kjo, madje 86 për qind ishin burra. Arsyeja, sipas dojçe Vele, është konsumi i madh në ndërtimtari, i cili është një prej profesioneve tradicionale për burra.

Në këtë degë ekonomike, siç theksoi Instituti, 44 për qind e të punësuarve të cilët kanë ardhur në Gjermani sipas rregullave për vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk kanë gjetur punë. fb/

Back to top button
Close
Close